Për fundjavën e tetë me radhë Zvicra ka përjetuar temperatura mbi 30 gradë celsius.
Pas një vale të uljes së temperaturave gjatë së premtes, temperaturat përsëri kanë shënuar rritje, gjë e cila do të thotë se Zvicra ka përjetuar tetë fundjava rresht me së paku një ditë ku temperaturat ishin mbi 30 gradë celsius, raportojnë mediat zvicerane.
Viti 2018 deri më tani ka qenë vit i rekordeve dhe nxehtësisë për zviceranët, institutet e shëndetësisë vazhdimisht kanë bërë thirrje për kujdes, duke lëshuar edhe paralajmërime dhe këshilla për mbrojtje gjatë këtyre ditëve, me rrezikshmëri të lartë për të moshuarit, të sëmurët, dhe fëmijët.