Raste rekord të fruthit në Evropë

Evropë

Raste rekord të fruthit në Evropë

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 14:44
Më shumë se 41 mijë njerëz janë infektuar në gjashtë muajt e parë të vitit 2018.

Rastet e fruthit në Evropë kanë shënuar një rekord të ri, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Më shumë se 41 mijë njerëz janë infektuar në gjashtë muajt e parë të vitit 2018, infektime të cilat kanë rezultuar në 37 vdekje, raporton BBC.

Vitin e kaluar ishin 23 mijë e 927 raste, kurse vitin paraprak 5 mijë e 273 sosh. Ekspertët fajësojnë për këtë uljen e numrit të njerëz të vaksinuar.

Fruthi është infektues dhe shpërndahet pikëzat e kollit apo teshtitjes.

Në disa raste fruthi mund të shkaktojë probleme serioze si:

Infeksion dhe enjtje të trurit,

Meningjit,

Sëmundje të mushkërive,

Infeksion të mëlçive (hepatit). /KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat