Jo e parëndësishme

Evropë

Jo e parëndësishme

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 09:17
Ilustrim

Kryetarja e Partisë Socialdemokrate Gjermane, Andrea Nahles është e vendosur që ta mbështesë patjetër Turqinë në krizën monetare. Këtu ajo ka të drejtë. Po Turqia nuk është partner i lehtë.

Turqia është partnere e NATO-s, për të cilën nuk mund të themi se aq na bën - këtu kryetarja e Partisë Socialdemokrate Gjermane, Andrea Nahles ka të drejtë. Por ky partner "neve" nuk na e ka bërë të lehtë deri në fund. Politikanë drejtues, me në krye Presidentin e gjithëfuqishëm, e kanë sharë keq Gjermaninë; shtetas gjermanë mbaheshin dhe mbahen të arrestuar për shkaqe të mjerueshme.

Në transformimin në një sistem autoritar të prerë sipas Erdoanit bën pjesë edhe një politikë financiare dhe monetare, e cila është shkaku kryesor për rënien e kursit të këmbimit të Liras. Kjo rënie, e cila shoqërohet nga rënia në klasifikim në nivelin më të ulët të huave shtetërore turke, ashpërsohet nga konflikti me Uashingtonin. Shkas është mbajtja të arrestuar e një prifti amerikan; argumentimi për këtë është qesharak.

Një partner, i cili nuk i ka shkaktuar vetë vështirësitë, Gjermania vetëkuptohet që duhet ta ndihmojë. Në rastin e Turqisë, Presidenti i së cilës kërkon potere, sepse llogarit përmes saj mbështetje, nuk mund t'i jepet ndihma që përfytyron Nahles pa ndryshime politike. Për to do të këmbëngulte Fondi Monetar Ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat