E kritikoi për qëndrimin ndaj emigrantëve, Hungaria notë proteste ndaj Suedisë

Evropë

E kritikoi për qëndrimin ndaj emigrantëve, Hungaria notë proteste ndaj Suedisë

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 21:51
Victor Orban

Vetëm pak ditë më parë, ministrja e Jashtme suedeze, Margot Wallström kritikoi politikat e Hungarisë në lidhje me trajtimin e emigrantëve.

Ajo shkoi edhe më tej, pasi nëpërmjet Twitterit u shpreh se Victor Orban dhe Matteo Salvini po krijojnë një aleancë kundër demokratëve në BE.

Gjithsesi Hungaria reagoi menjëherë ndaj kësaj deklarate dhe ministri i Jashtëm Peter Szijjarto thirri në një takim urgjent ambasadorin suedez në Budapest.

Ata i kanë kërkuar llogari atij për deklaratat e ministres së jashtme dhe zyrtarëve ët tjerë suedezë, ndërsa i kanë dorëzuar edhe një notë kritike atij.

Hungaria ka një qëndrim aspak mikpritës ndaj emigrantëve dhe kjo vërtetohet mjaft mirë edhe me murin e ndërtuar nga ata në kufi, ndërsa së fundi janë intensifikuar bisedat mes Orban dhe Salvinit, për të një reagim të përbashkët ndaj emigrantëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat