Shtatë persona të plagosur pas një sulmi me thikë në Paris

Evropë

Shtatë persona të plagosur pas një sulmi me thikë në Paris

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 08:06
Policia franceze, ilustrim.

Shtatë persona janë plagosur, katër prej tyre seriozisht, pas një sulmi me thikë dhe me një shufër metalike në kryeqytetin e Francës, Paris, ka njoftuar policia.

Sulmuesi, që pretendohet të jetë me kombësi afgane, është arrestuar.

Disa burime kanë thënë se nuk ka shenja që rasti të cilësohet si terrorist.

Në disa raportime është thënë se në mesin e të plagosurve, dy prej tyre janë turistë nga Britania.

Sulmi ka ndodhur të dielën, pak para mesnatës, në verilindje të kryeqytetit francez.

Disa burime kanë thënë se i dyshuari ka sulmuar të huajt, duke therur me thikë dy burra dhe një grua, derisa shumë persona kanë hedhur topa për ta ndaluar atë.

Ai më pas ka ikur, duke sulmuar dy turistë britanikë në Henri Nogueres.

“Ne jemi duke trajtuar urgjentisht këtë incident dhe jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet franceze”, ka thënë Zyra e Jashtme Britanike në një deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat