Parlamenti Europian votoi aplikimin e masave disiplinore ndaj Hungarisë

Evropë

Parlamenti Europian votoi aplikimin e masave disiplinore ndaj Hungarisë

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 16:51
Parlamenti Europian

Parlamenti Europian votoi për aplikimin e masave disiplinore kundër Hungarisë, në lidhje me shkeljet e pretenduara të vlerave thelbësore të BE-së.

Qeveria e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, është akuzuar për sulme ndaj mediave, pakicave dhe sundimit të ligjit, ndonëse të gjitha i ka mohuar.

Eurodeputetët e mbështetën votimin me 448 vota për dhe 197 kundër.
Por, Hungaria do të përballet me masa disiplinore vetëm nëse ato miratohen edhe nga liderët kombëtarë.

Masat mund të përfshijnë pezullimin e Hungarisë nga e drejta për votë në Europë.

Orban ka folur në Parlamentin Evropian të martën, duke mbrojtur vendin e tij dhe duke thënë se kërcënimet për censurë janë formë e “shantazhit” dhe fyerje ndaj Hungarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat