Italia e pakënaqur me projektbuxhetin e BE-së

Evropë

Italia e pakënaqur me projektbuxhetin e BE-së

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Italia shprehu sot pakënaqësinë e saj në lidhje me projektbuxhetin e Bashkimit Evropian për periudhën 2021-2027, duke e vlerësuar si të papërshtatshëm përballë pritshmërive të qytetarëve.

”Propozimi aktual i Komisionit duket i papërshtatshëm pasi nuk i përgjigjet mjaftueshëm shqetësimeve dhe pritshmërive të qytetarëve”, pohoi ministri italian i Punëve të Jashtme, Enzo Moavero, pas një takimi në Romë me komisionerin europian për Buxhetin, Gunther Oettinger

Është mëse e pritshme që Italia të kërkojë më tepër fonde për të zgjidhur çështjen migratore, veçanërisht të ndjeshme në gadishull që nga ardhja në pushtet e qeverisë së re pjesë e së cilës është Liga (ekstremi i djathtë).

Italia e konsideron të domosdoshme t’i kushtojë më shumë vëmendje emigrantëve, para së gjithash përmes një financimi edhe më të madh për zhvillimin social-ekonomik të vendeve të origjinës dhe atyre tranzit të emigrantëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat