Britania e cilëson "fyese" intervistën e të dyshuarve për rastin Skripal

Evropë

Britania e cilëson "fyese" intervistën e të dyshuarve për rastin Skripal

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 22:35
Britani

Britania ka kritikuar të enjten një intervistë me dy rusë, të cilët u ngjajnë personave të akuzuar nga autoritetet britanike për tentim-vrasje të ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia, duke thënë se e njëjta ka qenë “fyerje për inteligjencën e publikut” dhe “shumë ofenduese”, transmeton Reuters.

“Këto gënjeshtra dhe fabrikime në këtë intervistë, dhënë televizionit të sponsoruar nga shteti janë fyerje për inteligjencën e publikut. Ato janë shumë ofenduese edhe për viktimat dhe personat që janë përfshirë në sulmin e tmerrshëm”, ka thënë zëdhënësi i kryeministres, Theresa May.

“Fatkeqësisht, kjo është ajo që prisnim. Policia ka deklaruar shumë qartë të dhënat kundër këtyre dy personave. Ata janë persona të kërkuar dhe ne kemi kryer të gjitha procedurat për t’u siguruar në sjelljen e drejtësisë në Britani nëse ata ndonjëherë vendosin hapin jashtë Rusisë”, ka thënë ndër të tjera ai.

Të enjten gjatë ditës, dy rusët e dyshuar kanë thënë për televizionin e financuar nga Rusia, RT, se ata kanë vizituar Britaninë si turistë.

Çfarë thanë të dyshuarit?

Të dy burrat, që duken të ngjashëm me fotografitë e prezantuara nga Britania, kanë kundërshtuar të kenë pasur ndonjë rol në tentim-vrasje të Skripalëve. Ata kanë thënë se mund të kenë kaluar nga shtëpia e Sergei Skripalit, mirëpo pa dijeninë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat