Pentagoni: Polonia nuk është gati për një bazë të përhershme amerikane

Evropë

Pentagoni: Polonia nuk është gati për një bazë të përhershme amerikane

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 23:17
Polonia nuk është ende gati që të ketë një bazë amerikane ushtarake të përhershme, vlerësoi sot një përgjegjës amerikan i Ushtrisë Tokësore në Pentagon

Polonia nuk është ende gati që të ketë një bazë amerikane ushtarake të përhershme, vlerësoi sot një përgjegjës amerikan i Ushtrisë Tokësore në Pentagon, një ditë pas ofertës së presidentit polak, Andrzej Duda për të ngritur “Fort Trump” (Fortesa Trump) në vendin e tij.

Zëvendësministri amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper njoftoi se gjatë vizitës së tij të fundit në Poloni, janarin e kaluar, ai kishte vërejtur se hapësirat e propozuara nga qeveria polake nuk ishin mjaftueshëm të mëdha për të mundësuar një stërvitje të përshtatshme për ushtarët amerikanë, kryesisht për artilerinë.

Gjatë një takimi të martën me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Duda i kishte propozuar dy miliardë dollarë SHBA-së për të vendosur një bazë ushtarake të përhershme në vendin e tij, një iniciativë që mund të krijojë përçarje në NATO, ku Polonia është anëtare, por gjithashtu të rrisë edhe më shumë tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat