Grumbulli i lakuriqëve ndërpret punën në aeroportin e Vjenës

Evropë

Grumbulli i lakuriqëve ndërpret punën në aeroportin e Vjenës

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 16:02
Ilustrim

Një tufë e dendur e lakuriqëve që zbritën në një nga pistat e aeroportit të Vjenës çoi në mbylljen e saj, si pasojë e së cilës erdhi te anulimi i katër fluturimeve, që u zhvendosën në një pistë tjetër, njoftoi sot aeroporti i Vjenës.

Zëdhënësi i aeroportit Peter Kleman tha për mediat austriake se  ndërprerja e punës në aeroport ndodhi të mërkurën mbrëma dhe se incidenti zgjati rreth 45 minuta, raporton AP.

Siç tha ai, për arsye sigurie, një tjetër pistë u përdor për uljen dhe ngritjen e aeroplanëve.

Lakuriqtë u shpërndanë nga zjarrfikësit duke bërë një "mjegull uji" mbi pistën.

Kleman shtoi se aeroporti i Vjenës deri më tash nuk ka pasur incidente të ngjashme dhe se zyrtarët po hetojnë pasojat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat