Fillon ‘Oktoberfest’, festivali më i famshëm i birrës… dhe i femrave bjonde

Evropë

Fillon ‘Oktoberfest’, festivali më i famshëm i birrës… dhe i femrave bjonde

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 21:18
Oktoberfest

Në Mynih të Gjermanisë ka nisur tashmë festivali më i famshëm i birrës, Oktoberfest.

Ishte vetë kryebashkiaku i Mynihut, Dieter Reiter ai që hoqi tapën e fuçisë së parë të birrës, duke hapur edicionin e 185 të festivalit në këtë qytet.

Bëhet fjalë për festivalin e birrës më të madh e më të famshëm në botë, që tërheq rreth 6 milionë njerëz çdo vit.

Vizitorët që arrijnë më herët mund të gjejnë një vend në tavolinat e gjata të përbashkëta, nën tenda, ku mund të pijnë birrë, të shijojnë salçiçet tradicionale bavareze dhe të dëgjojnë bandat lokale.

“Oktoberfest” e ka origjinën nga një garë kuajsh e mbajtur në 1810, për të festuar martesën e princit të kurorës në Bavari, Ludvig dhe princeshës Therese të Saksoni-Hildburghausen.

Festimet publike u bënë gjithnjë e më popullore me kalimin e kohës, derisa u shndërruan në një festival folku.

Festivali i këtij viti vazhdon deri më 7 tetor.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat