Nëna e tre fëmijëve telefonon policinë: Më ndihmoni, burri do më vrasë!

Evropë

Nëna e tre fëmijëve telefonon policinë: Më ndihmoni, burri do më vrasë!

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 11:02
Policia

Një grua shqiptare, nënë e tre fëmijëve ka kërkuar ndihmën e policisë italiane, pas dhunës sistematike që i kanosej nga ana e bashkëshortit. Ky rast ka ndodhur në Romë, e ndërsa në pranga ka rënë një 47-vjeçar shqiptar.

30-vjeçarja shqiptare, ka telefonuar policinë, pas një sherri të radhës me burrin.

Policia ka mbërritur me urgjencë dhe ka gjetur çiftin duke u zënë. Nuk kanë qënë të paktat rastet kur ai e kanoste me jetë.

Burri ka qenë i denoncuar më parë nga vetë gruaja për shkak të dhunës, e cila konsumohej edhe në prani të tre fëmijëve të çiftit. Ata vazhdonin të jetonin në të njëjtën banesë, por shqiptari kishte marrë më herët paralajmërime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat