Suedi, propozim-ligj për ndalimin e synetimit të fëmijëve

Evropë

Suedi, propozim-ligj për ndalimin e synetimit të fëmijëve

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 18:37
Ilustrim

Politikani suedez Richard Jomshof propozoi të miratohet një ndalesë për synetimin e fëmijëve në Suedi.

Jomshof, që është sekretar i përgjithshëm i Demokratëve Suedezë, të njohur për qëndrimet e tyre anti-migrante, dërgoi propozim-ligjin në fjalë në Parlament, në mënyrë që deputetët të mbështesin nismën e tij.

Ai theksoi se praktika e synetimit paraqet “abuzim të fëmijëve”.

Në sqarimin e propozim-ligjit, ai tha se “fëmijët synetohen pa pëlqimin e tyre”, për të shtuar se kjo praktikë u përket vendeve të prapambetura.

Jomshof theksoi më tej se Suedia do të duhet të mbrojë të drejtat e fëmijëve.

Propozimi së pari do të shqyrtohet në Komisionin Parlamentar, pas çka pritet të kalojë në seancë plenare për votim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat