Weber: BE-ja duhet të marrë më shumë vendime me mazhorancë

Evropë

Weber: BE-ja duhet të marrë më shumë vendime me mazhorancë

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 19:06
Manfred Weber

Kreu i Partisë Europiane të Popullit në Parlamentin Europian, politikani gjerman, Manfred Weber ka bërë thirrje për më shumë vendime të marra në mazhorancë në Europë dhe jo në mënyrë të njëanshme.

“Kjo do të jetë një çështje kryesore në zgjedhjet e ardhshme Europiane, që do të zhvillohen në maj të vitit të ardhshëm”, tha ai në një takim me degëzimin rinor të grupimit gjerman CDU-CSU që drejton koalicionin qeverisës të vendit.

Weber, një anëtar i CSU-së, hodhi në shtator kandidaturën për t’u bërë president i Komisionit Europian, kreu i ekzekutivit të BE-së.

“Europa duhet të jetë në gjendje që të veprojë më me guxim kur bëhet fjalë për vendime politike si procesi i paqes në Siri”, tha ai në këtë takim në Kiel në veri të Gjermanisë.

“Vendimarrja me mazhorancë do të jetë një projekt madhor për të ardhmen”, theksoi ai. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat