Të Gjelbrit gjermanë në popullaritetin më të lartë prej shtatë vitesh

Evropë

Të Gjelbrit gjermanë në popullaritetin më të lartë prej shtatë vitesh

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 23:53
Të Gjelbërit e Gjermanisë

Të Gjelbërit e Gjermanisë kanë qëndruar në pozicionin e dytë në sondazhet e opinionit kombëtar, duke arritur numrin më të lartë që prej shkrirjes së reaktorit bërthamor të Fukushimas shtatë vjet më parë.

Nëse do të ketë zgjedhje të përgjithshme të dielën, 18 % e votuesve gjermanë do të zgjedhin të Gjelbërit, një pikë përqindjeje më shumë sipas një anketimi të fundit të kryer nga kompania e sondazheve “Forsa” të publikuar sot për televizionet RTL dhe n-tv.

Të Gjelbrit, që janë rreshtuar në opozitë në parlamentin gjerman, kanë ulur në vendin e tretë me 16 % Partinë Social Demokratët (SPD) pjesë e koalicionit qeverisës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat