Uragani Leslie kërcënon Portugalinë dhe Spanjën

Evropë

Uragani Leslie kërcënon Portugalinë dhe Spanjën

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 21:12
Ilustrim

Portugalia lëshoi sot në pjesën më të madhe të territorit të saj alarmin e kuq në pritje të goditjes nga uragani Leslie, që rrezikon të jetë më i fuqishmi që do të godasë këtë shtet që nga viti 1842, përpara se të orientohet drejt Spanjës fqinje.

Në Portugali, Autoriteti Kombëtar i Mbrojtjes Civile këshilloi popullatën për t’u larguar nga zonat bregdetare, duke sqaruar se mbrëmja e së shtunës deri të dielën do të ishte periudha më kritike.

Erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshme të shkaktuara nga uragani do të nisin në rajonin e Lizbonës që pas orës 18:00 të orës lokale, njoftoi instituti meteorologjik portugez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat