Qeveria miraton një ligj që ndalon qëndrimin e personave të pastrehë në hapësirat publike

Evropë

Qeveria miraton një ligj që ndalon qëndrimin e personave të pastrehë në hapësirat publike

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Një ligj që i ndalon personat të cilët nuk kanë një banesë fikse të flenë në hapësirat publike në Hungari, u miratua nga qeveria e kryeministrit hungarez, Viktor Orban dhe pritet të hyjë në fuqi të hënën, një masë e cilësuar “mizore” nga një raportuese OKB-së për strehimin.

Një amendament kushtetues i miratuar nga parlamenti hungarez më 20 qershor ndalon “qëndrimin e vazhdueshëm në një hapësirë publike”. Ky amendament e forcon një ligj të vitit 2013 që e bën atë një vepër penale të dënueshme me gjobë.

Policia është autorizuar tashmë për të larguar të pastrehët dhe për të prishur kasollet dhe ambjentet e improvizuara për strehim. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat