Rrëzohet aeroplani mbi turmën e njerëzve në Gjermani, ka të vdekur

Evropë

Rrëzohet aeroplani mbi turmën e njerëzve në Gjermani, ka të vdekur

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 18:27
Pamje nga aksidenti në Gjermani

Të paktën 3 persona kanë humbur jetën të dielën në Gjermaninë qendrore pas rrëzimit të një avioni të vogël në shtetin Hesse.

“BBC” raporton se një avion i vogël i modelit Cessna goditi njerëzit që ishin mbledhur pranë një fushe ajrore në malin e Wasserkuppe, afër Fuldas, rreth orës 15:45 me orën lokale.

Image

Sipas raportimeve paraprake, 2 të rritur dhe 1 fëmijë humbën jetën në aksident ndërsa 8 të tjerë u plagosën.

Avioni po përpiqej të ngrihej në ajër pas dështimit të tentativës për ulje në fushën ajrore.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa moti në kohën e aksidentit ishte i mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat