Merkel pëson humbje të rëndë në zgjedhjet në Bavari - Bota Sot
Merkel pëson humbje të rëndë në zgjedhjet në Bavari

Evropë

E shtunë, 17 nëntor 2018

Merkel pëson humbje të rëndë në zgjedhjet në Bavari

Nga: A.ZH Më: 14 tetor 2018 Në ora: 18:41
Angela Merkel

Partnerët konservatorë të Angela Merkel në Bavari kanë pësuar humbjen e tyre më të rëndë për më shumë se gjashtë dekada në një rezultat të zgjedhjeve shtetërore poshtëruese që ka gjasa të dobësojë më tej qeverinë e koalicionit në Gjermani.

CSU ka siguruar vetëm 35.5% të votave, sipas sondazheve fillestare të daljes, që do të thotë se ka humbur shumicën absolute që kishte gëzuar në shtetin jugor, pothuajse që nga Lufta e Dytë Botërore, raporton The Guardian, përcjell Bota sot.

Ndër fituesit kryesorë ishte partia e Gjelbër mjedisore, pro-imigracionit, e cila siç parashikohej pothuajse dyfishoi pjesëmarrjen e saj në 18.5% në kurriz të Social Demokratëve, të cilët kanë humbur pozicionin e tyre si partia e dytë më e madhe.

 AfD e cila hyri në parlamentin kombëtar për herë të parë pas zgjedhjeve federale të vitit të kaluar, ka përsëritur suksesin në Bavari - që dikur konsiderohej si jashtë kufijve të partisë - dhe duke siguruar 11% të votave, hyri në parlamentin rajonal për herë të parë.

Votuesit e Lirë, një parti rajonale, gjithashtu ka gjasa të hyjnë në parlament, pasi kanë siguruar 11.5%.

Pjesëmarrja e votuesve ishte 72.5% dhe ishte në nivelin më të lartë për gati 40 vjet./BS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test