Bullgaria regjistroi në shtator inflacionin vjetor 3.6 për qind, në krahasim me 3.5 për qind sa ishte në gusht, njoftoi sot Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI).
Në nivel mujor, çmimet e konsumit në Bullgari u rritën me 0.3 për qind në shtator, pas një rritje 0.1 për qind në gusht, sipas NSI në një raport të inflacionit mujor, raporton portali SeeNews.