Parisi me rrugët e para rezistente ndaj nxehtësisë dhe zhurmës - Bota Sot
Parisi me rrugët e para rezistente ndaj nxehtësisë dhe zhurmës

Evropë

E shtunë, 17 nëntor 2018

Parisi me rrugët e para rezistente ndaj nxehtësisë dhe zhurmës

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 09:13
Parisi

Parisi ka përuruar sot rrugët e para rezistente ndaj zhurmës dhe nxehtësisë.

Bashkia e Parisit përuroi sot rrugët e para rezistente ndaj zhurmës dhe nxehtësisë së kryeqytetit për t’u përshtatur me “sfidën klimatike” dhe për “përmirësimin e cilësisë së jetës” së parizienëve.

Tre akse pilot të kryeqytetit, të përzgjedhura për nivelin e tyre të ekspozimit ndaj zhurmës dhe diellit, mungesës së hapësirave të gjelbra dhe ndikimit të zhurmës tek banorët, janë aktualisht në fazën përfundimtare të shtrimit, transmeton Balkan Web.

Një shtresë e re kundër zhurmës dhe nxehtësisë është shtruar deri më tani në 200 metra të dy rrugëve dhe do të hidhet javën e ardhshme në të njëjtën sipërfaqe në një të tretë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test