Fluksi i emigrantëve po vazhdon të jetë aktual në disa shtete të Evropës.
Autoritetet greke njoftuan se sot, rreth 200 emigrantë kaluan territorin e Greqisë nga kufiri veri-lindor me Turqinë.
Siç shkruan AP, ky është një numër jashtëzakonisht i madh për vetëm një mëngjes.
Sipas policisë së vendit, emigrantë kaluan përmes lumit Marica por që nuk dihet se sa prej tyre janë fëmijë. Ata do të dërgohen në stacionet e policisë