Brexit në "transit" edhe një vit

Evropë

Brexit në "transit" edhe një vit

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 14:38
Ilustrim

Kreu i ekipit negociues të BE-së në negociatat për daljen e Britanisë së Madhe nga BE, Michel Barney, ka ofruar një zgjatje të periudhës kalimtare për një vit, me qëllim që të sigurojë më shumë kohë për bisedimet mbi një marrëveshje tregtare, njoftojnë mediat britanike duke iu referuar burimeve diplomatike.

Sipas burimeve të cituara nga mediat, zgjatja e afatit do të mundësojë negocimin e marrëdhënieve të ardhshme midis Londrës dhe BE-së, dhe zgjidhjen e çështjes së kufijve mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut, e cila është pengesë në negociatat aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat