Gjermania ekstradon të dyshuarin për vrasjen e gazetares bullgare

Evropë

Gjermania ekstradon të dyshuarin për vrasjen e gazetares bullgare

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 06:40
Severin Krasimirov

Gjermania ka ekstraduar të dyshuarin në vrasjen e gazetares televizive bullgare, Viktoria Marinova në Bullgari, tha një zyrtar i Ministrisë së Brendshme.

Bullgari Severin Krasimirov do të akuzohet personalisht për përdhunimin dhe vrasjen e 30-vjeçares Marinova, trupi i të cilës u gjet në një park në qytetin e saj, në Ruse, më 6 tetor.

Policia tha se viktima ishte rrahur, përdhunuar dhe më pas mbytur, ndërsa rasti nxiti reagimin e shumë organizmave ndërkombëtarë.

Prokurorët kanë thënë se dëshmitë nuk tregojnë se vdekja e Marinovës ishte e lidhur me punën e saj, por në dukje një krim seksual i rastit, edhe pse ata ende po hetojnë të gjitha mundësitë.

Viktoria Marinova u gjet e vdekur vetëm pak ditë pasi priti në studion e saj disa gazetarë investigativë, të cilët denoncuan raste korrupsioni të niveleve të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat