Dombrovskis: Buxheti i Italisë nuk kërcënon stabilitetin financiar të BE-së

Evropë

Dombrovskis: Buxheti i Italisë nuk kërcënon stabilitetin financiar të BE-së

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 06:29
Dombrovskis

Buxheti i planifikuar i Italisë nuk përbën një kërcënim “të ngjashëm me Greqinë” ndaj stabilitetit financiar të Bashkimit Evropian, por Brukseli po vështron me kujdes se cilët mund të jenë “hapat e ardhshëm”, tha shefi i shërbimeve financiare të bllokut të enjten.

I pyetur nëse Italia rrezikon të përballet me një krizë siç bëri Greqia gjatë krizës së borxhit të eurozonës, Dombrovskis tha: Nuk do të hidhja në këtë lloj spekulimi. Para së gjithash ne nuk jemi në kohë krize. Ekonomia e eurozonës po rritet prej disa vjetësh dhe sistemi bankar është më i fortë sesa gjatë krizës financiare.

Qeveria italiane ka zbuluar thelbin e planit ekspansionist të buxhetit shumëvjeçar, duke rritur objektivin e deficitit fiskal në 2.4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto vitin e ardhshëm, tri herë më shumë se qëllimi prej 0.8 për qind, i vendosur nga administrata e mëparshme e qendrës së majtë.

Dombrovskis tha se i kishte dërguar një letër Italisë duke shprehur shqetësime rreth planit të buxhetit. Ai tha se faktet ishin të qarta se Italia ishte duke devijuar nga objektivat e buxhetit afatmesëm.

Buxheti i miratuar nga Italia ka shkaktuar polemika të shumta, me Komisionin Europian që ka kërcënuar disa herë se nuk do të japë miratimin, nëse nuk janë respektuar marrëveshjet e arritura më herët me qeverinë e mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat