Sanader dënohet sërish për korrupsion

Evropë

Sanader dënohet sërish për korrupsion

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 16:10
Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader

Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader u dënua sot nga gjykata e vendit të tij me dy vite e gjysmë burg si pjesë e një hetimi për ryshfete të marra nga banka austriake ‘’Hypo Group Alpe Adria’’.

Në një çështje tjetër, Sanader u shpall sot i pafajshëm, për mungesë provash.

Ai ishte akuzuar se ka përdorur pushtetin e tij për të nxitur Kompaninë Kombëtare të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për të blerë energji elektrike me çmim më avantazhues për dy kompani të drejtuara nga persona të afërt me Sanader.

Ivo Sanader, 65 vjeç, udhëhoqi vendin e tij drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian, por u shndërrua gjithashtu në një simbol të korrupsionit.

Ai është objekt i gjashtë procese gjyqësore në total, përfshirë dy që u mbyllën sot me vendime në shkallën e parë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat