Deputetët miratojnë rritjen e kontributit të Parisit në BE

Evropë

Deputetët miratojnë rritjen e kontributit të Parisit në BE

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 22:21
Foto ilustrim

Asambleja kombëtare franceze miratoi sot një rritje të kontributit të Francës në buxhetin e Bashkimit Europian (BE) 2019.

Pas tre orësh debat në Parlament, deputetët pranuan të rrisin kontributin francez në 21,5 miliadë euro nga 20,6 miliardë që ishte në 2018.

“Kjo rritje e kontributit francez shpjegohet kryesisht nga një rritje e nevojës për të financuar veprimin e jashtëm dhe Politikën Bujqësore të Përbashkët të BE-së (…), që janë priroitete edhe të Francës”, theksoi ministrja franceze e Punëve Evropiane, Nathalie Loiseau. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat