Bosnje-Kroaci, gati 100 emigrantë kalojnë natën në rrugëe

Evropë

Bosnje-Kroaci, gati 100 emigrantë kalojnë natën në rrugëe

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 12:51
Ilustrim

Rreth 100 emigrantë, përfshi familje me fëmijë, ngritën një kamp gjatë natës në një pikë kalimi kufitar mes Bosnje-Hercegovinës dhe Kroacisë, me synimin për të kaluar pikërisht në vendin ballkanik, njëherësh pjesë e Bashkimit Evropian.

“Këta njerëz e kaluan natën jashtë. Ata janë nën mbikëqyrjen e policisë, shumë pranë pikëkalimit kufitar të Izaçiçit”, pranë qytezës veriperëndimore të Bihaqit, tha zëdhënësja e policisë Snezhana Galiq, këtë të martë.

Policia i pengoi ata t’i afroheshin pikës së kalimit kufitar. Emigrantët qëndruan anës rrugës gjatë të gjithë natës, në një kohë kur temperaturat shënuan një rënie deri në 5 gradë Celsius. Policia tentoi më kot t’i nxiste të riktheheshin në një hotel aty pranë, pasi ata refuzuan ta bënin diçka të tillë.

Bosnje-Hercegovina është shmangur në të kaluarën nga emigrantët në rrugëtimin e tyre për të mbërritur në vendet e Evropës Perëndimore, por ka parë një rritje të fluksit të tyre që prej fillimit të këtij viti.

Bihaqi është pikërisht në kufi me anëtaren e BE-së, Kroacinë. Policia përllogarit që në zonën e Bihaqit të jenë disa mijëra emigrantë, por autoritetet boshnjake nuk kanë ngritur ende një qendër formale të pritjes së tyre në këtë zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat