IOM: 45.145 emigrantë arritën në Spanjë përmes Detit Mesdhe

Evropë

IOM: 45.145 emigrantë arritën në Spanjë përmes Detit Mesdhe

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 14:52
Emigrantët

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) njoftoi sot se këtë vit Spanja ka marrë më shumë emigrantë në gjithë Mesdheun sesa në tre vjetët e mëparshme së bashku.

Sipas IOM-it, deri më 21 tetor, 45.145 burra, gra dhe fëmijë mbërritën në Spanjë nëpërmjet Detit Mesdhe, njofton AP.

Kjo është pothuajse gjysma e 94,000 emigrantëve që kanë hyrë në Evropë nga  Afrika e Veriut.

Deti Mesdhe është ende një rrugë e rrezikshme për migrantët që përpiqen të hyjnë në mënyrë të paligjshme në Evropë dhe 1.887 njerëz humbën jetën në këtë rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat