Policët belgë protestojnë duke mos vendosur gjoba!

Evropë

Policët belgë protestojnë duke mos vendosur gjoba!

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 13:30
Ilustrim

Një pjesë e policëve në Belgjikë nuk do të vendosin gjoba gjatë dy javëve të ardhshme në shenjë proteste ndaj kushteve të punës, pagave dhe kushteve të pensionit.

Sipas gazetës belge ”Het Laatste Nieuws” (HLN), rreth 1 000 policë do të jenë pjesë e protestës në dy javët e ardshme.

Deri më 15 nëntor, policët pjesëmarrës nuk do të vendosin gjoba për shoferët që shkelin rregullat e komunikacionit.

Protesta i është dedikuar një pakete reformash me të cilën rritet mosha e pensionit dhe ulen dëmshpërblimet dhe pushimet e paguara për qëllime shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat