Kontradikta të reja rreth kreut të spiunëve gjermanë

Evropë

Kontradikta të reja rreth kreut të spiunëve gjermanë

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 14:45
Udhëheqësit e koalicionit qeverisës në Gjermani kanë arritur një marrëveshje për ta bërë Massen "këshilltar special" në Ministrinë e Brendshme

Polemikat politike mbi kreun që po largohet nga shërbimi i brendshëm i sigurisë së Gjermanisë Hans-Georg Massen morën një kthesë të re.

Emërimi i Massen në një detyrë tjetër tani është në rrezik, sipas AP.

Udhëheqësit e koalicionit qeverisës në Gjermani kanë arritur një marrëveshje për ta bërë Massen "këshilltar special" në Ministrinë e Brendshme për "çështje evropiane dhe ndërkombëtare".

Massen, në një fjalim lamtumirës, kritikoi forcat radikale të krahut të majtë në Partinë Socialdemokrate, kështu që ministri i Brendshëm Horst Seehofer tani po shqyrton nëse do ta shkarkojë apo do ta dërgojë të dalë në pension.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Seren Schmidt tha sot se komentet e Massen janë "në vëzhgim" dhe se Seehofer do të nxjerrë "përfundimet e nevojshme".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat