Belgjikë: Trashëgimi e rrezikshme nga lufta

Evropë

Belgjikë: Trashëgimi e rrezikshme nga lufta

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 10:43
Varreza e ushtarëve gjermanë të Luftës së I Botërore në Ypern

Forcat speciale të ushtrisë belge asgjësojnë çdo vit shumë ton municion nga Lufta e Parë Botërore. Kryesisht terreni në veri-perëndim të Belgjikës ende bart dëshmi nga betejat e mëdha.

Nga hasja në municion të pashpërthyer si dhe mbetje predhash e granatash në Belgjikë janë veçanërisht të prekur fermerët. Shpesh ata detyrohen pa asnjë masë sigurie që t'i grumbullojnë gjetjet delikate në ndonjë cep rruge derisa të vijnë forcat speciale. Por pjesërisht këto gjetje janë lëndë me përqendrim të lartë toksik si p.sh. gazi sulfid.

Rajoni më i prekur është pjesa perëndimore e Belgjikës, provinca e Flandrës perëndimore.

E veçanta e këtij rajoni është, se fermerët këtu nuk vjelin vetëm perime, por zbulojnë edhe armë të rrezikshme të kalibrit të lartë. Fermeri Geert Deneire na tregon gjetjen e tij më të fundit në mes të një fushe të mbjellë me qepë: një granatë nga Lufta e Parë Botërore. Ai thotë, se që kur ka qenë i vogël, "babai im madje e dinte, që këtu mund të ndodhej një e tillë. Ndonëse granata që sapo ka gjetur, nuk duket të jetë e rrezikshme, sepse i mungon koka shpërthyese, Geert Deneire e di, që garanci nuk ka asnjëherë. Të tilla gjetje mund të shpërthejnë në çdo kohë. Vazhdimisht ndodhin aksidente me pasoja vdekjeprurëse.

Rajoni në vijën e frontit

Image
Memoriali i betejës së Ypernit

Në asnjë rajon tjetër Lufta e Parë Botërore nuk është kaq e pranishme sot sa në provincën përreth Ypernit. Pejzazhi rrëfen historinë e tij të vet: Varreza ushtarësh mbushin rrugët. Përgjatë këtij rajoni kalonte vija e frontit. Fushat e sotme asokohe ishin sheshet e betejave të ashpra.

Në bazën ushtarake Poelkappelle sergjent majori Gino Lambrecht planifikon punën: Njësia e tij speciale del çdo ditë për të zbuluar municione lufte. Ai thotë se në ditë të caktuara, "kemi aq shumë punë, sa që nisen dy ekipe në drejtime të ndryshme. Njësinë e tij e ka angazhuar në një kantjer ndërtimi, pasi erdhi njoftimi nga punëtorët e ndërtimit, që kishin hasur në një relikë lufte. Gino e merr përsipër zonën me bashkëpuëntorët e tij. Fillimisht njësia speciale belge verifikon terrenin, e të gjithë duhet të qendrojnë në distancë pë rtë shmangur rrezqet. Gjetja janë 12 granata gjermane dhe një britanike. Të gjitha nga Lufta e Parë Botërore. Sergjent Major Gino Lambrecht: "Paraprakisht nuk e di asnjëherë, se çfarë gjen. Ndaj gjithmonë fillimisht gjetja duhet verifikuar e për këtë ne jemi të përgatitur që të dimë të vlerësojmë, në rast të kundërt rreziku është i madh".

Asgjësim i kontrolluar

Image
Llogore e ushtarëve gjermanë në frontin e Perëndimit, në Ypern më 24.04. 1915

Municionet e gjetura depozitohen në depon qendrore, ku çdo vit grumbullohen 200 ton municion lufte. Në një terren të përgatitur enkas ushtria gropos lëndët shpërthyese. pastaj forcat e specializuara i shpërthejnë ato në mënyrë të kontrolluar. Poelkapelle në këtë kompleks mund të asgjësojë të gjitha tipet emunicioneve të luftës, edhe ato toksike. Në një proces të sofistikuar ekspertët përcaktojnë llojin e gazit të rrezikshëm për ta neutralizuar atë konform.

Llogaritet që gjatë Luftës së Parë Botëroe janë hedhur 1,5 miliardë predha. Shumica e tyre ndodhen përreth Ypernit të groposura thellë në tokë. Ekspertët mendojnë, që 30 përqind e tyre ndodhen këtu si municion aktiv që mund të shëprthejnë nga prekja rastësisht. Gazrat që çlirohen kontaminojnë tokën. Vazhdimisht ka të plagosur.

Njëqind vjet pas Luftës së Parë Botërore trashëgimia vdekjeprurëse e së kaluarës është edhe sot për njerëzit realitet. Të gjithë në Belgjikë jetojnë çdo ditë me një copëz të hidhur të historisë botërore. /DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat