Votëbesim në Senat për një ligj antimigracion të Salvinit

Evropë

Votëbesim në Senat për një ligj antimigracion të Salvinit

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 11:31
Senati italian

Senati italian do të vendosë sot gjatë një votëbesimi të kërkuar nga qeveria për një dekretligj mjaft të diskutueshëm që përfshin sigurinë dhe imigracionin, të paraqitur nga Matteo Salvini, kreu i Ligës (ekstremi i djathtë).

Qeveria populiste italiane nuk duket se rrezikon humbjen gjatë votëbesimit, disa senatorë të Lëvizjes 5 Yjet (L5Y, antisistem, në pushtet) të cilët dolën kundër këtij teksti kanë njoftuar se do të abstenonin.

Rezultati i votimit pritet të bëhet i ditur rreth orës 11:00  GMT.

Parlamenti ka afat deri në fund të nëntorit për ta shqyrtuar këtë tekst të miratuar në fund të shtatorit nga qeveria e koalicionit Liga. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat