Jep dorëheqjen Sekretari i shtetit britanik për Transportet

Evropë

Jep dorëheqjen Sekretari i shtetit britanik për Transportet

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 19:22
Jo Johnson

Sekretari i shtetit britanik për Transportet, Jo Johnson dha sot dorëheqjen pas kritikave të lëshuara në drejtim të marrëveshjes së Brexit, që po përpiqet të finalizojë qeveria e Theresa May.

”Për mua ishte gjithnjë e më e qartë se marrëveshja e largimit, drejt fazës së përfundimit, do të ishte një gabim i tmerrshëm’’, shkruan në një komunikatë Jo Johnson, vëllai i vogël i ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Boris Johnson, një nga drejtuesit e fushatës pro-Brexit, i cili dha dorëheqjen në korrik.

Ai shprehu keqardhje për zgjedhjen që iu la popullit britanik, midis një marrëveshje që do të dobësonte ekonomikisht vendin, dhe një daljeje pa marrëveshje, që do të shkaktonte dëme të pallogaritshme në Britaninë e Madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat