Gjukanoviq për ‘aneksimin nga Serbia për shkak të të cilit Mali i Zi hyri në luftë’

Evropë

Gjukanoviq për ‘aneksimin nga Serbia për shkak të të cilit Mali i Zi hyri në luftë’

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 22:13
Milo Gjukanoviq

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq tha sot, pas një ceremonie që shënon 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris, se ai ndodhet "në një qytet, ku karrigia e Malit të Zi mbeti bosh, pasi si vend fitues që doli nga Lufta e Parë Botërore dhe pas aneksimit tragjik nga Serbia, për shkak të së cilës Mbretëria e Malit të Zi hyri në luftë".

RTCG citon  Gjukanoviq të ketë thënë se "Mali i Zi është më i vetëdijshëm se kurrë për vlerën e paqes, stabilitetit dhe demokracisë multietnike" dhe se "kjo është një ditë e madhe për Francën, Evropën dhe botën progresive".

"Jemi përsëri si shtet i pavarur dhe sovran, në vendin e vet dinjitoz, në mënyrë të barabartë mes partnerëve evropianë dhe ndërkombëtarë, në një qytet ku karrigia e Malit të Zi mbeti bosh, pasi ne si vend fitues dolëm nga Lufta e Parë Botërore dhe pas aneksimit tragjik nga Serbia, për shkak të të cilës Mbretëria e Malit të Zi hyri në luftë", tha presidenti Gjukanoviq.

Ai tha se "këto fakte, më mirë se sa fjalët tjera, flasin për ndërmarrjen e madhe që arritën gjithë brezat e Malit të Zi në 100 vjetët e fundit, duke ngritur vendin nga hiri dhe duke i siguruar atij vendin e merituar historik në skenën evropiane dhe botërore."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat