PE: Të shqetësuar për gjendjen e gjyqësorit në Rumani

Evropë

PE: Të shqetësuar për gjendjen e gjyqësorit në Rumani

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 15:32
Parlamenti Europian

Parlamenti Europian shpreh shqetësimin e tij të thellë në lidhje me formulimin e ri të legjislacionit gjyqësor dhe penal të Rumanisë, veçanërisht në lidhje me mundësinë e kompromentimit  strukturor të pavarësisë së gjyqësorit dhe aftësinë për të luftuar kundër korrupsionit në mënyrë efektive, tha sot Parlamenti Europian me anë të një rezolute.

Kjo rezolutë u miratua nga sesioni plenar në Strasburg me 473 vota pro, 151 kundër dhe 40 abstenime.

Gjetjet mbi Rumaninë do të kenë një rezonancë të jashtëzakonshme, pasi Bukureshti do të marrë përsipër presidencën e radhës së BE-së më 1 janar 2019.

Zyrtarët e BE thonë se qeveria rumune, e udhëhequr nga socialdemokratët po bën hapa  pas në çështjet e korrupsionit dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Reformat e fundit rumune do të ulin moshën e daljes në pension të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në tetor, nënkryetari i Komisionit, Frans Timmermans dënoi masën dhe tha se rishikimet e amendamenteve të Kodit Penale rumun e bënin luftën kundër korrupsionit edhe më të vështirë./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat