Ja vendet që do të humbin më shumë nga Brexit

Evropë

Ja vendet që do të humbin më shumë nga Brexit

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 00:09
Ilustrim

Britania është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me BE për daljen nga Europa dhe kjo nuk do ndihet vetëm atje por edhe ne vende të tjera europiane.

Republika Çeke, Polonia dhe Hungaria do të jenë vendet e Bashkimit Europian që do ta ndjejnë më shumë daljen e Britanisë nga Unioni, sipas një raporti të ri të ING (Banka holandeze), kjo pasi do të prisheshin linjat e furnizimit dhe do të shkurtoheshin me 20% të ardhurat nga emigracioni.

Raporti i bankës holandeze, publikuar të martën, tha se industritë e makinave, bujqësisë dhe tekstilit do të vuanin më shumë nga prishjet e marrëveshjeve potenciale që vijnë nga tërheqja e planifikuar e Britanisë nga Bashkimi Europian, në mars të vitit 2019.

Britania është tregu i dytë më i madh i eksportit për Poloninë, me këtë të fundit që mban një suficit të madh tregtar me Britaninë e Madhe, me pak më shumë se 8 miliardë euro në vit.

Ndërkohë, Hungaria dhe Republika Çeke janë të ekspozuar ndaj kërkesës britanike për automjete, me 0.2 për qind dhe 0.3 për qind të PBB-së përkatëse, të lidhur me eksportet e vlerës së shtuar në Britani të Madhe.

Kërcënimi më i madh, megjithatë, do të jetë ajo që Brexit mund të nënkuptojë për buxhetin e BE 2021-27, diskutimet rreth të cilave tashmë po marrin formë, tregoi raporti i ING.

Aktualisht, Britania kontribuon me rreth 6 për qind të buxhetit të BE-së, por largimi i saj do të shohë gjithashtu rënien mesatare të GDP-së për frymë në BE.
Kjo do të thotë se niveli i PBB-së për frymë i Polonisë, Republikës Çeke dhe Hungarisë, nuk do të jetë më nën mesataren e vendeve në Bashkimit Europian dhe fondet që ata marrin nga unioni, me shumë mundësi do të ndërpriten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat