Kurz: Duam dialog të mëtejshëm me Rusinë, por nuk pranojmë spiunimin

Evropë

Kurz: Duam dialog të mëtejshëm me Rusinë, por nuk pranojmë spiunimin

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 13:37
Sebastian Kurz

Vjena dëshiron të vazhdojë dialogun me Rusinë, por spiunazhi konsiderohet i papranueshëm, tha kancelari austriak Sebastian Kurz pas takimit të kabinetit.

"Ne kemi një pikëpamje të qartë për këtë çështje dhe Rusinë. Ne duam ta mbajmë dialogun, por e dimë se çfarë ndodhi në Holandë dhe në Britaninë e Madhe, dhe kemi shprehur solidaritet me partnerët tanë evropianë. Nëse në  territorin tonë ka aktivitete spiunazhi, pavarësisht se cili shtet është përfshirë, e konsiderojmë të papranueshëm dhe do të luftojmë kundër kësaj ", tha Kurz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat