As Çekia nuk do ta nënshkruajë paktin e OKB-së për migrimin

Evropë

As Çekia nuk do ta nënshkruajë paktin e OKB-së për migrimin

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 14:18
Pragë

Republika Çeke iu bashkua të mërkurën disa vendeve të Bashkimit Evropian që refuzojnë një pakt të Kombeve të Bashkuara për të rregulluar trajtimin e migrantëve në botë.

Pakti Global për Sigurinë dhe Migrimin e Rregullt, i cili nuk është ligjërisht i obligueshëm, është finalizuar nga Kombet e Bashkuara në korrik.

Ai pritet të miratohet formalisht në një takim në Marok, më 11 dhe 12 dhjetor.

Por, kabineti çek votoi të mërkurën kundër nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.

"Republika Çeke ka mbrojtur për shumë kohë parimin e diferencimit midis migracionit të ligjshëm dhe të paligjshëm. Sigurisht se qëllimi ynë është që t'i ndërmarrim të gjithë hapat e mundshëm për të parandaluar migrimin e paligjshëm", tha zëvendëskryeministri çek, Richard Brabec.

Shqetësimet e Çekisë i kanë ndarë edhe Hungaria, Bullgaria dhe Austria, të cilat kanë thënë se nuk do ta nënshkruajnë marrëveshjen në dhjetor.

Dhjetorin e kaluar, edhe Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga pjesëmarrja në negociatat mbi paktin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat