Helmon kolegët

Evropë

Helmon kolegët

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 13:25
Ilustrim

Në qytetin perëndimor Bielefeld, nisi një gjykim për tentim-vrasje të një gjermani 57-vjeçar, i cili kishte helmuar sanduiçët e kolegëve të tij për disa vjet.

Burri, emri i të cilit nuk u publikua për shkak të rregullave të privatësisë gjermane, akuzohet se ka helmuar ushqimin e kolegëve me acetat plumbi dhe merkuri, nga viti 2015 deri në 2018, raporton AP, duke iu referuar medias gjermane.

Ai është akuzuar për shkaktimin e lëndimeve trupore dhe është arrestuar në maj, pasi në xhirimin e video-kamerës së sigurisë u verifikua se kishte vendosur një pluhur të dyshimtë në sanduiçin e kolegëve të tij.

Prokurorët thonë se ai ishte i motivuar për t'i parë ata se si po rrënoheshin fizikisht.

Një viktimë është ende në koma me dëmtime të trurit, dhe tjetra ka dëme të rënda në veshka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat