Britani: Pesë ministra japin dorëheqjen në protestë ndaj paktit për Brexit-in

Evropë

Britani: Pesë ministra japin dorëheqjen në protestë ndaj paktit për Brexit-in

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 15:04
Theresa May

“Na presin ditë të vështira”, tha kryeministrja britanike Theresa May në Londër, kur deklaroi se kishte siguruar mbështetjen e kabinetit të saj qeveritar për një marrëveshje të vështirë “divorci” me Bashkimin Evropian, pas një mbledhjeje të nxehtë dhe shpesh me tensione që zgjati pesë orë.

Shumë shpejt këto fjalë u dukën sikur ishin të buta për të reflektuar rrjedhën e mëpasshme të ngjarjeve.

Pak pasi zonja May foli, ministri i saj për Brexit, Dominic Raab, që ndihmoi për hartimin e marrëveshjes, dha dorëheqjen në shenjë proteste, duke thënë se nuk mundej t’i mbështeste “me ndërgjegje të pastër” kushtet e paktit.

Përkrahësit e vendosur të daljes nga BE-ja argumentojnë se ai e vë Britaninë në një pozitë inferiore ndaj Bashkimit Evropian dhe se vendi nuk do të mund të dilte prej marrëveshjes pa miratimin e Brukselit.

Një ministre tjetër tha dorëheqjen para zotit Raab dhe tre ministra të tjerë pasuan, ndërsa mbështetësit e Brexit-it, po bënin përpjekje të hapura për ta rrëzuar zonjën May si udhëheqëse konservatore, duke e dobësuar në mënyrë të konsierueshme autoritetin e saj.

Tani, e ardhmja e një marrëveshjeje për të cilën u deshën një vit negociata dhe fati i vetë qeverisë konservatore është në dyshim.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat