Kërkohet rrëzimi i Qeverisë britanike

Evropë

Kërkohet rrëzimi i Qeverisë britanike

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 19:21
Theresa May

Deputeti konservator pro-Brexit, Jacob Rees-Mogg kërkoi mocion mosbesimi ndaj kryeministres britanike, Theresa May, njoftoi sot një deputet i grupit të tij parlamentar.

”Rees-Mogg shkroi letrën për këtë kërkesë”, deklaroi për median një deputet.

Ky njoftim vjen pas dorëheqjes së disa ministrave të qeverisë së Mayt, të pakënaqur për projektmarrëveshjen e Brexit të arritur midis saj dhe Bashkimit Europian.

Ndërkohë, kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh sot shumë e kënaqur për arritjen e një projektmarrëveshjes midis qeverisë së Theresa May dhe Bashkimit Europian për Brexit.

”Jam shumë e kënaqur që pas negociatave të gjata, jo gjithnjë të lehta, u arrit dakordësia për formulimin e një propozimi midis dy palëve”, deklaroi kancelarja gjermane gjatë një konference shtypi në Potsdam, përcjell Atsh.

”Kjo projektmarrëveshje do të varet edhe nga garancia që do t’i japin deputetët britanikë dhe të 27 anëtarët e Bashkimit Europian”, theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat