Kërcënimet për mosbesim ndaj May po rriten, më shumë se 20 letra dërgohen në komitet

Evropë

Kërcënimet për mosbesim ndaj May po rriten, më shumë se 20 letra dërgohen në komitet

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 15:58
Theresa May

Numri i deputetëve të cilët kanë pranuar të dërgojnë qëndrime besimi ndaj kryeministres britanike Theresa May, ka tejkaluar shifrën më shumë se 20, derisa kërcënimet për një mocion mosbesimi ndaj saj po rriten.

Për gjithë këtë nevojitet një total prej 48 letrash të cilat duhet dërguar tek Graham Brady, kryetar i komitetit të fuqishëm me qëllim që të shkaktohet një votim i tillë.

Deputeti konservator Chris Green është i fundit që deklaron publikisht se ai ka paraqitur një letër që bën thirrje për një votim të mosbesimit ndaj kryeministres britanike Theresa May.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat