Gjermania akuzon një të dyshuar për anëtarësim në IS

Evropë

Gjermania akuzon një të dyshuar për anëtarësim në IS

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 17:10
Flamuri i IS-it.

Prokurorët gjermanë kanë thënë se kanë akuzuar një 32 vjeçar nga Siria për anëtarësim në organizata terroriste, duke supozuar se ai është i përfshirë në grupin ekstremist, Shteti Islamik (IS), transmeton AP.

Prokurorët kanë thënë të premten përmes një deklarate se Mohamed A. G., është arrestuar të enjten në qytetin perëndimor, Kasel.

Ai akuzohet për anëtarësim në IS në Siri në gusht të vitit 2013 dhe për pjesëmarrje në disa beteja në vitin 2015.

Ende nuk është bërë e qartë kur ka hyrë ai në Gjermani dhe si është identifikuar nga autoritetet si i dyshuar.

Përndryshe, qindra mijëra sirianë kanë hyrë në Gjermani në periudhën kohore 2015-16 si azilkërkues, derisa vetë migrantët kanë identifikuar tek autoritetet, të dyshuarit që kanë supozuar se kanë qenë pjesë e organizatave terroriste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat