Vendet e BE-së nisin hartimin e deklaratës politike për marrëdhënien e re me Britaninë

Evropë

Vendet e BE-së nisin hartimin e deklaratës politike për marrëdhënien e re me Britaninë

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 06:26
Ilustrim

Vendet e Bashkimit Evropian u takuan për të formuluar një tekst që do të shoqërojë draftin e marrëveshjes Brexit, ndërsa thanë se donin një marrëdhënie “ambicioze” në të ardhmen me Britaninë, por kjo nuk do të thotë tregti pa barriera.

Në Bruksel, të dërguarit nga 27 vendet e tjera anëtare të BE-së, u takuan për të punuar në një deklaratë politike mbi marrëdhëniet e ardhshme BE-Britani, që do të bashkëngjiten në një paketë me marrëveshjen e Brexit.

Ndërkohë në Londër, kryeministrja Theresa May po lufton për të shpëtuar marrëveshjen e tërheqjes, me të cilën ra dakord me vendet e BE-së në fillimi të kësaj jave, teksa po përballet edhe me dorëheqjet në kabinetin e saj dhe me një sfidë të mundshme ndaj udhëheqjes së partisë.

Krerët e BE do të mblidhen në kryeqytetin belg më 25 nëntor për të vulosur të dy dokumentet, duke supozuar se trazirat politike britanike, nuk do ta bllokojnë marrëveshjen deri atëherë. Të vetëdijshëm për rreziqet, megjithatë vendet e BE-së nuk po injorojnë përgatitjet për një Brexit pa marrëveshje.

Bisedimet e plota mbi lidhjet e ardhshme midis bllokut më të madh tregtar dhe një prej ekonomive më të mëdha të tij, do të fillojnë vetëm pasi Britania të largohet nga BE më 29 mars 2019.

Diplomatët dhe zyrtarët e përfshirë në takimin e Brukselit i thanë Reuters se shtetet e BE-së i morën në rend të ditës mendimet e tyre për atë çka duhet të përfshihen në skemën që ata po e punojnë tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat