Dënohet francezja, e kishte ngujuar fëmijën në gepek

Evropë

Dënohet francezja, e kishte ngujuar fëmijën në gepek

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 17:06
Rosa Maria Da Cruz

Një gjykatë franceze e ka dënuar një grua e cila e kishte mbajtur foshnjën e saj në bagazhin e papastër të veturës. Ajo u dënua me dy vjet burgim, pasi ishte akuzuar për neglizhencë dhe shkaktim të dëmtimit mendor.

Rosa Maria Da Cruz, e cila është me origjinë nga Portugalia, e mbante vajzën e saj, Serena, të fshehur në bagazhin e veturës gjatë dy viteve të para të jetës së saj. Avokatët e saj thanë se ajo nuk mund ta pranonte faktin se ishte sërish shtatzënë.

Në vitin 2013, vajzën e kishte gjetur një mekanik, kur Da Cruz e kishte dërguar veturën për ta rregulluar te ai. Ai e kishte dëgjuar një zhurmë, e kishte hapur bagazhin dhe e kishte parë vajzën në një gjendje shumë të keqe, të rrethuar me krimba dhe papastërti. Ajo mbahej e izoluar edhe në shtëpi, duke u vendosur në një dhomë të papërdorshme në shtëpinë e të akuzuares.

Pas një procesi gjyqësor që zgjati një javë rresht, gjykata e dënoi gruan dhe urdhëroi që ajo të mbahet në mbikëqyrje nga shërbimi social për pesë vjet, duke i dhënë edhe trajtim psikiatrik. Ky rast e kishte tronditur Francën. Serena, e cila do ta festojë ditëlindjen e saj të shtatë javën e ardhshme, tash ndodhet nën përkujdesje. Si pasojë e trajtimit të keq nga nëna e saj, ajo vuan nga çrregullime serioze mendore, përfshirë autizmin e pashërueshëm.

Gruaja e dënuar, e cila mund të dënohej me burgim deri në 20 vjet, i kërkoi falje vajzës së vet. “E kuptoj se e kam lënduar shumë dhe se kurrë më nuk do ta shoh vajzën time të vogël”, deklaroi ajo. Gjatë hetimeve, ishte zbuluar se ajo i kishte fshehur edhe dy shtatzani tjera nga partneri, duke u munduar që ta fshehë realitetin, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat