Policia në Ferizaj shqipton 1151 gjoba për 24 orë, konfiskon edhe 9 patentë shoferë

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqipton 1151 gjoba për 24 orë, konfiskon edhe 9 patentë shoferë

Më: 8 prill 2024 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

1151 gjoba janë shqiptuar brenda 24 orëve nga Policia Rajonale e Ferizajt. Kështu ka bërë të ditur PK-ja përmes një komunikate për media.

Gjatë kësaj periudhë, janë konfiskuar edhe 9 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje të rënda në komunikacion.

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 01-07/04/2024 ka shqiptuar 1151 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 9 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, janë raportuar 40 aksidente.

12 aksidente me lëndime, 20 persona të lënduar dhe 28 aksidente me dëme materiale.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192,0290/326-250 & 0290/322-406”, përfundon komunikata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat