Shkolla "Astrit Bytyçi" bëhet me Sallë të Sportit, drejtoresha shprehet e lumtur me këtë investim

Ferizaj

Shkolla "Astrit Bytyçi" bëhet me Sallë të Sportit, drejtoresha shprehet e lumtur me këtë investim

Nga: Faton Mehmeti Më: 24 prill 2024 Në ora: 20:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Investimi në fushën e arsimit është thelbësor për ngritjen e cilësisë.Kështu, Shkolla " Astrit Bytyçi" në Ferizaj, në ditën e saj u pasuruar me Sallëm e Sporteve.Që nga ardhja e drejtoreshës së re, Kristina Bytyçi Gashi,ndryshimet janë të theksuara.

Si nikoqire, të pranishmit i përshëndeti drejtoresha e shkollës, Kristina Gashi Bytyçi, që  bashkë me nxënësit kishin përgatitur një program të pasur kulturor-artistik të cilin e prezantuan në këtë ngjarje.

Gjithashtu, të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i cili me këtë rast ka thënë se ky është një moment i veçantë kur po shënojmë dy data domethënëse, për lirinë si rrjedhojë e sakrificës dhe arsimin ferizajas  duke shënuar ditëlindjen e Astritit që njëkohësisht është edhe dita e shkollës – emrin e të cilit mban, si dhe inaugurimin e një vepre publike të rëndësisë kapitale për institucionin por edhe sportin në Ferizaj – Sallën e Sportit të shkollës suaj.

Të pranishmit i përshëndeti edhe drejtori i arsimit, Afrim Llabjani, duke uruar stafin dhe mësidhënësit për këtë mundësi të re në fushën e sportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat