Svarqa uron nxënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

Ferizaj

Svarqa uron nxënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

Nga: B.S Më: 16 janar 2017 Në ora: 13:09
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, vizitoi shkollat për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga drejtori komunal i arsimit, Muhamet Halili, qëndruan sot në dy shkolla, për të parë nga afër kushtet e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë.

Ata porositën nxënësit dhe arsimtarët që të shtojnë përpjekjet për rezultate më të mira në mësim.

Në shkollën “Jeronim de Rada”, zëvendësdrejtoresha Ilire Avdyli, bëri të ditur se gjysmëvjetori i dytë ka filluar me ambiente të pastra e të ngrohura dhe pa mungesa nga ana e nxënësve dhe arsimtarëve.

I pari i Ferizajt qëndroi në një klasë, për t’ua uruar nxënësve dhe arsimtarëve fillimin e mbarë të gjysmëvjetorit të dytë.

Ai inkurajoi nxënësit dhe mësimdhënësit që të përpiqen më shumë për ngritjen e cilësisë në mësime, si dhe të kenë kujdes që të mos mungojnë nga shkolla, pa arsye.

Ndërkaq, drejtori komunal i arsimit, Muhamet Halili, pohoi se gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Ferizajt ka filluar mirë, me përjashtim të një pjese të shkollës “Gjon Sereqi” të qytetit, shkollës së Softajve dhe shkollës së lagjes “Llugaj” të Komogllavës, ku ka pasur probleme me ngrohjen, për shkak të ngrirjes së tubacionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat