KEDS ka njoftuar se sot prej orës 12:00 deri në 13:00 do të bëjë shkyçje emergjente të daljes 10kV TS 35/10kV Silkapori në TS 110/35/10kV Bibaj të Ferizajt.
KEDS Sh. A. njofton se sot më 27.09.2017 në TS 110/35/10kV Bibaj do të ketë ndërprerje emergjent të: Daljes 10 kV TS 35/10kV Silkapori (Kodi 400450) prej orës 12:00 deri në orën 13:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Silkapori dhe X-Fort.
Arsyeja e ndërprerjes: Rikthimi i energjisë pas evitimit të prishjes.